Davies arrin marrëveshjen personale me Reali

26 shkurt 2024 | 11:22

Gazetari i njohur gjerman i merkatos, Florian Plettenberg, ka njoftuar se Real Madrid po punon për një tjetër transferim të madh.

Pas marrëveshjes për Kylian Mbappe, klubi spanjoll është afër të përfundojë transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munchen, Alphonso Davies.

Siç ka bërë të ditur Plettenberg, tashmë janë rënë dakord për kushtet personale të kontratës së Davies me Real Madrid dhe nuk pritet që Bayerni të bëjë rezistencë.

Shifra e operacionit pritet të jetë maksimalisht 50 milionë euro, pasi Davies po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij. Më parë, anësori kanadez ka refuzuar rinovimin e kontratës me bavarezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)  dhe anëtari i…