Davis, MVP i javës së dytë në Superligën e basketbollit

02 tetor 2023 | 15:02

Në javën e dytë të Prince Caffe Superligës u zhvillua derbi i rivalëve të vjetër mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që u fitua nga mitrovicasit.

Te “Xehetarët” më i dalluari ishte Kevin Davis, duke u shpallur MVP i javës së dytë. Ai ndeshjen e mbylli me 19 pikë e nëntë kërcime. Davis ishte shpallur edhe MVP i Superkupës.

Golden Eagle Ylli fitoi me 50 pikë kundër Istogut, ku te therandasit më i miri ishte Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Peja regjistroi fitoren e dytë radhazi, ku mundi Proton Cable Prizrenin në udhëtim, ndërsa te pejanët u dalluan John Chandler me 27 pikë, katër kërcime dhe një asistim e Lis Shoshi me 21 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime.

Bashkimi po ashtu regjistroi fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Vëllaznimin, ndërsa Samir Zekiqi ndeshjen e mbylli me 25 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Top pesëshja

Kevin Davis         (Trepça) 19 pikë, 9 kërcime, asistime, indeksi 24
Valon Bunjaku     (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 7 kërcime, 8 asistime, indeksi 33
John Chandler      (Peja) 27 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, indeksi 32
Lis Shoshi            (Peja) 21 pikë, 12 kërcime, 3 asistime, indeksi 28
Samir Zekiqi         (Bashkimi) 25 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, indeksi 24

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën…