De Biasi, kandidat për stolin e Polonisë

29 qershor 2018 | 11:30

Gianni de Biasi është një nga kandidatët kryesor për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Polonisë.

Trajneri aktual i polakëve, Adam Nawalka, pritet të largohet sapo ta mbyllë aventurën në Botëror dhe, sipas shtypit vendës, pasuesi i tij mund të jetë një mes Jacek Magieras (trajneri aktual i U-20), Michal Probierz të Krakovias dhe ish-trajnerit të Shqipërisë.

De Biasi është pa punë që pas shkarkimit nga drejtimi i Alaves në Spanjë dhe gjithmonë është shprehur se dëshiron ta marrë drejtimin e një skuadre ku të jetë në qendër të projektit. Me zhgënjimin e Polonisë në Botëror, drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit mund t’ia besojnë drejtimin pikërisht 61-vjeçarit, që ka përvojën e duhur në krye të Shqipërisë, duke i kualifikuar kuqezinjtë në “Euro 2016”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo dalje publike që ata bëjnë merr vëmendje të madhe.…