De Biasi nuk shkon në Rumani, Chievo një mundësi e re

03 tetor 2018 | 12:12

Gianni De Biasi mbetet i papunë. Së fundmi ai mori një ofertë nga Armenia, madje mediet vendëse raportuan se italiani kishte qenë atje dhe kishte biseduar me presidentin e federatës.

Në fund nuk ka pasur marrëveshje. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, De Biasi e ka refuzuar ofertën e bërë, edhe pse paga dhe bonuset që mund të përfitonte ishin goxha të mëdha.

Ndërkohë emri i teknikut italian së fundmi është lakuar edhe te Frosinone. Gjithashtu, edhe te Chievo ka dalë si opsion, por nga ajo që raportojnë mediet në Itali, nuk është De Biasi kandidati kryesor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Trajnimeve në kuadër të Korporatës Energjetike të Kosovës…