De Biasi: Shqiptarët i bëra të ëndërronin me sy hapur

24 janar 18:34

Gianni De Biasi do të jetë trajneri i ri i Iranit dhe tani nuk ka më dyshime.

Marrëveshja është thuajse e kryer, por mungon vetëm zyrtarizimi. Nisur nga eksperiencat e kaluara, trajneri italian ngurron për ta quajtur fakt të kryer këtë aventurë të re, por nuk fshihet për të treguar të vërtetën.

Në një intervistë për “Italiasera” ka treguar edhe kohën kur ka qenë pjesë e Shqipërisë. Siç e thotë edhe vetë De Biazi, suksesi i arritur falë atij përkushtimi, ishte një arritje që shkon përtej ëndrrës.

“Tani kanë ngelur vetëm detajet e fundit te Irani, por derisa të nënshkruhet përfundimisht, nuk mund ta japim si fakt të kryer. Kanë kaluar 5 vite e gjysmë nga ajo eksperiencë me Shqipërinë. Ne arritëm një qëllim të papritur. Gjithmonë i kushtoja një përkushtim të madh punës, isha i bindur që rezultatet do të vinin me një metodologji të caktuar duke i bërë djemtë që të ëndërrojnë me sy hapur. Në fund të fundit, ai synim që dukej i pamundur për shumicën e njerëzve është arritur. Kam qënë shumë afër një ekipi në Seria A, por kur unë kisha mundësinë për të shkuar atje, atëherë unë refuzova. Për respektin për trajnerin që e udhëheq, nuk mund të them emrin”, ka thënë De Biasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
    Ata që e njohin mirë vokabularin diplomatik dhe…