De Boeri: Zaha si Messi

03 tetor 2018 | 14:59

Ish-trajneri i Crystal Palaces dhe Interit, Frank de Boer, mendon se aftësitë dribluese të Wilfried Zahas janë të ngjashme me ato të yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.

“Ajo që Zaha e ka është një gjysmëhapi. Si mbrojtës, ti mendon se do ta prekësh topin, por ai është shumë i shpejtë, e bën një gjysmëhap, e prek topin me këmbën tjetër. Ti mendon se e ke marrë topin, por në të vërtetë e ke goditur këmbën e tij. Ai është si Messi, gjithmonë, çdo hap dhe çdo prekje të topit që e bën, me këmbën e djathtë apo të majtë, Zaha e ka të njëjtin kualitet. Nëse luan një kundër një, ai është i jashtëzakonshëm”, ka thënë De Boer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…