De Bruyne u lëndua në finale, pritet të mungojë gjatë

12 qershor 2023 | 09:58

Kevin De Bruyne pritet të mungojë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të pësuar në finale kundër Interit.

Sipas “Sportmediaset”, mesfushori belg rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 3 muaj pas dëmtimit që pësoi në kofshë. Megjithatë, kjo pritet të konfirmohet në orët në vijim.

Në rast se dëmtimi i De Bruynë zgjat për 3 muaj, 31-vjeçari me shumë gjasa do të humbasë dy finale. Një ndaj Arsenalit në Community Shield dhe Superkupën e Evropës ndaj Sevillas.

Këtë sezon në 32 paraqitje në Premier Ligë, belgu ka qenë fantastik me 7 gola të shënuar dhe 18 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është…