De Gea ka dyshime për zgjatjen e kontratës me Unitedin

30 nëntor 2018 | 18:55

Manchester Unitedi ka preferuar t’i ofrojë një rinovim të majmë të kontratës për ta larguar nga joshjet e klubeve më të mëdha evropiane, por portieri nuk pranon të firmosë pa ditur më parë projektet e klubit.

David de Gea synon ta qartësojë pozicionin e trajnerit Jose Mourinho në ekipin e “Old Trafford” para se t’i përkushtohet së njëjtës fanellë me të cilën ka luajtur për shtatë vjet. Futbollisti iberik ka frikën se me shkarkimin e portugezit nga bankina e “Djajve të Kuq” mund të ndikohet edhe prania e tij.

De Gea synon të barazohet me futbollistin më të paguar të klubit, Alexis Sanchez, që merr 350 mijë paundë në javë si dhe të fitojë trofe të rëndësishëm. Manchester Unitedi ka vuajtur disa rezultate negative këtë sezon dhe kualifikimi në katër vendet e para që të çojnë në Ligën e Kampioneve bëhet gjithmonë e më i vështirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti EPIK ka bërë me dije se institucionet e Kosovës…