De Niro kritikon Trump: Nuk i intereson sa njerëz vdesin nga koronavirusi

14 maj 2020 | 09:11

Më parë, e ka quajtur “idiot” dhe të “çmendur”, ndërsa tashmë ylli i Hollivudit Robert De Niro, ka reaguar sërish ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.

“Presidentit nuk i intereson se sa njerëz vdesin nga koronavirusi”, ka thënë De Niro në një intervistë për BBC, ku e përshkroi situatën në Shtëpinë e Bardhë si “Shekspiriane”.

Aktori fitues i çmimit “Oskar”, tashmë në moshën 76-vjeçare, njihet si një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump, ndërsa tashmë e ka kritikuar atë për menaxhimin e pandemisë. Trump, i cili do të kërkojë të rizgjidhet sërish në krye të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, është akuzuar shpesh se kundërshton këshilltarët e tij për pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në kryeqytet në 24…