De Rossi emërohet trajner i Spalit

11 tetor 2022 | 17:20

Daniele De Rossi është trajneri më i ri i Spalit. Karriera e trajnerit kampion bote në vitin 2006 fillon me Spalin në kampionatin e Serisë B, që e sheh Spalin në vendin e 14-t në renditje me 9 pikë në 8 ndeshje të luajtura.

Kujtojmë se De Rossi, për t’u lidhur me këtë projekt, largohet nga roli i ndihmësit të trajnerit të Italisë, Roberto Mançini. “Spal njofton se i ka besuar Daniele De Rossit postin e trajnerit të ekipit të parë. Trajneri i ri Biancazzuro ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024.

Nga sot Daniele De Rossi është trajneri i ri i Spal”, thuhet në njoftimin e Spalit. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, De Rossi i bashkohet stafit të trajnerit të kombëtares Roberto Mançini, së bashku me të cilin më 11 korrik 2021 në “Wembley” ngre trofeun e kampionit të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hillary Clinton dhe Bill Clinton  kanë shënuar të martën 47-vjetorin…