Hillary dhe Bill Clinton shënojnë 47-vjetorin e martesës (foto)

11 tetor 2022 | 17:19

Hillary Clinton dhe Bill Clinton  kanë shënuar të martën 47-vjetorin e martesës së tyre.

Lajmin e ka bërë me dije ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, përmes një postimi në “Facebook”.

“47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Hillary Clinton ka shërbyer si sekretare e Shtetit nga viti 2009 deri në vitin 2013 nën administratën e presidentit Barack Obama.

Ndërsa Bill Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…