Emiri i Katarit pranon ftesën e Osmanit për vizitë në Kosovë

11 tetor 2022 | 17:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme.

Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, një vizitë e tillë,  padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcojë marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Klauzola pro transferimit të Real Madridi vijon të jetë temë…