De Rossi flet për ndeshjen ndaj Realit

19 shtator 2018 | 14:40

Roma do të përballet ditën e sotme me kampionët e Evropës në Madrid. Daniele De Rossi, kapiteni i verdhekuqve ka folur për mikrofonat e “SkySport”. 

Ai beson se ekipi i tij nuk ndihet inferior aspak, mjafton të kujtojmë që vitin e fundit ishin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne besojmë se jemi ekip i fortë. Nëse kemi mundur Chelsean, Barcelonën dhe Atletico Madridin atëherë pse nuk mund ta bëjmë me Realin. Jemi përmirësuar më shumë nga vjet. Jam i çuditur nga ajo që ka bërë Reali në 3 vitet e fundit. Ka pasur gjithmonë një ekip që i ka mundur gjatë viteve të fundit, kësaj herë shpresojmë të jemi ne. Ata gjithmonë e riciklojnë veten dhe mbeten të fortë”, ka thënë De Rossi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë në nisjen…