Haradinaj: Bashkimi i qytetit, projekti më i rëndësishëm në 20 vitet e fundit në Ferizaj 

19 shtator 2018 | 14:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë në nisjen e punimeve për projektin bashkimit të qytetit të Ferizajt përmes nënkalimit.

Më këtë rast, Haradinaj ka thënë se ndërtimi i këtij nënkalimi është projekti më i madh në 20 vitet e fundit në Komunën e Ferizajt.

Ai ka bërë me dije se përveç investimeve në projekte infrastrukturore, Ferizaj do të bëhet me Spital Regjional dhe së shpejti do të nis projekti i ujëmbledhësit të Lepencit!

Sipas Haradinajt, Qeveria po dëshmon se është hallkë, që lidhë dhe bashkon vendin me projekte moderne.

“Në Ferizaj, qytetin me veprimtari të madhe ekonomike dhe taksapagues të shumtë, po vendoset më në fund drejtësia. Sot, kisha kënaqësinë të marr pjesë në një ndër projektet më të rëndësishme në 20 vjetët e fundit në Komunën e Ferizajt, atë të “Bashkimit të Qytetit”, përmes nënkalimit më të madh në vend. Kemi filluar me investime në projekte infrastrukturore, për të vazhduar me Spitalin Regjional dhe së shpejti do të angazhohemi për nisjen e projektit të ujëmbledhësit të Lepencit! Kosova dhe qytetet e saj, përmes veprave të mëdha infrastrukturore, do të jenë unike. Qeveria po dëshmon se është hallkë, që lidhë dhe bashkon vendin me projekte moderne”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është shpallur fitues i…