Debat i rëndë Olluri-Gjinovcit – “Ti je argat i Vjosa Osmanit”, “Ti je mashtrues”

26 janar 2021 | 00:41

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 në mes të analistit Rron Gjinovci dhe gazetarit Parim Olluri.

E gjithë përplasja filloi në momentin kur Olluri kërkoi nga Gjinovci ose Luljeta Aliu që tu a marr  fjalën.

“A e krytët ju Vetëvendosja?”, tha ai.

Ndërkohë këtu reagoi Gjinovci.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin” Pressing” në “T7 “. në mes të analistit Rron Gjinovci dhe gazetarit Parim Olluri.

“Dëgjoni, është hera e fundit që i etiketoni njerëzit me diçka. Ne këtu themi mendimet e mia. Që ju nuk keni mendim të juajin dhe jeni pa stil nuk është problem i joni”, tha ai.

“A kam stil, a nuk kam stil është çështje e imja. Kush je ti me shku prej rrugës me shku në Presidencë? Ti je argat i Vjosa Osmanit. Del këtu e flet për institucionin e Presidencës e pastaj e mbroni Osmanin. Por e vërteta është që ajo nuk po merr asnjë vendim të ri në politikë. Jeni bërë argat i tyre”

Tutje pas kësaj  debati eskaloi dhe u përdorën fjalë të rënda nga Gjinovci.

“Ti nuk je gazetar, ti je mashtrues që gënjen publikisht Ti s’je kërkushi me na kallxu qysh me fole”, shtoi ai. /Express/

Momenti i përlarjen në mes të Ollurit dhe Gjinovcit 

https://www.facebook.com/watch/live/?v=721425188575985&ref=external

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në…