Debat për sfidat e arsimit të lartë në Kosovë

07 korrik 2018 | 18:09

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqiri Bytyçi, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Sfidat në Arsimin e Lartë në Kosovë dhe Shqipëri” në kuadër të punëtorisë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”.

“Bashkë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, akademikun dhe profesorin e nderuar, z. Artan Fuga, profesor Popovcin, ekspertë e profesorë tjerë dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit diskutuam për problemet aktuale dhe për sfidat që kemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në Arsimin e Lartë në të dy vendet tona”, ka thënë ai.

Gjatë këtij paneli, në mesin e temave ai tha se ka folur edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së, që si proces tashmë është kthyer në një shembull që duhet ndjekur brenda dhe jashtë vendit.

”Ky proces tejet transparent i ka hapë një perspektivë AKA-së që të bëj një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Gjithsesi, duhet një bashkëpunim me gjithë akterët e mundshëm në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë te përmirësohet”, ka thënë ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit…