Debati për homologimin e automjeteve përfundon pa asnjë vendim

28 qershor 2019 | 17:56

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me shërbimin e homologimit të automjeteve ka përfunduar të premten pa asnjë vendim. Edhe pse u debatua me orë të tëra, në fund deputetët nuk i votuan propozimet e iniciuesit të kësaj seance.

Lutfi Zharku ka shtuar edhe një vendim që duhet të merret nga Kuvendi pas tri të tjerave që propozoi në fillim të seancës. “Vendimi që duhet të merret është: 1. Të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim i Ministrisë së Infrastrukturës; 2. Të hyjë në fuqi një udhëzim administrativ i ri; 3. Deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve; dhe 4. Urgjentisht të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet”, ka thënë Zharku. Por, në fund, seanca e jashtëzakonshme është mbyllur pasi nuk pati kuorum për vendimmarrje.

Grupet parlamentare të partive politike gjatë kësaj seance kanë dhënë qëndrimet e tyre përkitazi me procesin e homologimit të automjeteve.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se e vetmja mënyrë për ta ndryshuar këtë gjendje është ndryshimi i Ligjit për automjete. Shqipe

Pantina nga grupi parlamentar i PSD-së ka thënë se janë kundër monopolit i cili u ka mundësuar individëve të përfitojnë shumë nga buxheti i shtetit.

Ndërkaq Bilall Sherifi nga grupi parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka pohuar se janë për konkurrencë të lirë dhe se angazhohen për ta rregulluar këtë fushë me ligj të veçantë.

Shefi i grupit parlamentar i LV-së, Gluk Konjufca, ka thënë se në rastin e homologimit janë bërë dy krime, njëri në vitin 2008, kur është nënshkruar kontrata, tjetri tash kur iu ka vazhduar kontrata. “Në rastin e homologimit i kemi dy krime: i pari është në vitin 2008 kur udhëzimin administrativ e ka marrë Fatmir Limaj, duke e keqinterpretuar qëllimisht ligjin për siguri në komunikacion, e shkruan një udhëzim administrativ duke e pasur në mendje një kompani të caktuar dhe bën kontratë. Krimi i dytë është bërë kur kësaj kontrate i është ofruar fundi dhe në vend se ta shfrytëzojë rastin për ta ndërprerë kontratën, Pal Lekaj e merr udhëzimin administrativ që ia siguron vazhdimësinë monopolit në homologim kompanisë ‘Eurolabi’. Këto dy krime janë antikushtetuese”, ka thënë Konjufca.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, iu ka reaguar deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit, duke mbrojtur liderin e tij, Fatmir Limaj.

“Glauku u fut në mashtrim dhe propagandë, por s’po mund ta barttë propagandën. Kur e pati marrë LV-ja pushtetin në Prishtinë mori vendim për leje të ndërtimit. Por, çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur zhvillimi i planit urbanistik. E dini besoj. I keni ndalur lejet derisa e keni gjetur rrugën e mirëkuptimit me kompani private për interesa financiare dhe grupore. Mirë do të ishte t’u jepni përgjigje qytetarëve të Prishtinës për këtë çështje”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja ka nënshkruar kontratën e verës. Kampionët e Francës kanë…