Debati për sigurinë, Quni: Qeveria me prioritet duhet t’i ndërmerr këto veprime

19 maj 2022 | 15:38

Në debatin parlamentar për sigurinë në vend, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka përmendur disa veprime dhe vendime të cilat sipas tij duhet të ndërmerren për të garantuar “siguri të plotë për qytetarët”.

Quni ka thënë se janë disa prioritete që kanë të bëjnë me strategjinë për sigurinë.

“Mendoj se me prioritet do të duhej të hartohen, miratohen dhe implementohen dokumente strategjike siç janë ajo e sigurisë nacionale dhe e mbrojtjes, të cilat si dokumente referuese do të shërbejnë për kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se rezervat shtetërore janë shumë të rëndësishme dhe se kjo çështje duhet të merret parasysh.

“Në situatat kur ndonjë rrezik është në kohëzgjatje dhe intensitet të lartë duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë tonë, e kam fjalën për rezervat shtetërore siç janë derivatet, ushqimi, medikamentet, produktet higjienike, etj. Kjo fushë do vëmendje të veçantë”, ka thënë Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se i ka dhënë fund…