Aubameyangu konfirmon pensionimin

19 maj 2022 | 15:36

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se i ka dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare me Kombëtaren e Gabonit.

Sulmuesi i Barcelonës u paraqit 72 herë për kombin e tij, duke shënuar 30 gola dhe gjithashtu shërbeu si kapiten. Pas një largimi të hershëm nga Kupa e Kombeve të Afrikës në fillim të vitit, ai ka vendosur të fokusohet në karrierën e tij në klub.

“Pas 13 vitesh krenarie në përfaqësimin e vendit tim, njoftoj se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Do të doja të falënderoja popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira si ato të këqija. Do të mbaj shumë kujtime të mira si dita kur bëra debutimin tim në romnisports, apo ditën kur u ktheva nga Nigeria me ‘Topin e Artë’ të Afrikës”, ka thënë Aubameyang.

“Ndarja me të gjithë njerëzit ishte një moment i paharrueshëm. Falënderoj Presidentin tonë, Shkëlqesinë e tij Ali Bongo Ondimba i cili gjithmonë ka mbështetur Panthers dhe ka punuar gjithmonë që futbolli të evoluojë në vendin tonë.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë trajnerët e mi, stafin dhe lojtarët që kam hasur gjatë kësaj karriere.

“Së fundi, falënderoj babanë tim që më dha dëshirën të bëj si ai, duke shpresuar ta kem bërë krenar duke veshur ngjyrat tona”, përfundoi Auba në letrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Bekë Berisha, ka…