Berisha, Sveçlës: Policia po partizohet, nuk po profesionalizohet

19 maj 2022 | 15:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Bekë Berisha, ka ngritur disa çështje në debatin parlamentar të ftuar nga ky subjekt politik për sigurinë në Kosovë.

Një ndër to ka qenë edhe çështja e Policisë së Kosovës, që sipas Berishës  po shkon drejt partizimit dhe joprofesionalizimit.

Berisha këtë deklarim e ka bërë në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke iu drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.

“Në qoftë se e keni pasur gojën plot deklarime kundër nepotizmit dhe kapjes së shtetit, dua t’i them se askush nuk duhet të gradohet në polici. Policia po fillon të partizohet, e joprofesionalizohet. Në qoftë se kemi folur për kapje, në fakt kuptimin e plotë të fjalës kapje po e bëni ju tash”, ka thënë Berisha.

Më tutje, deputeti Berisha ka kërkuar që të ruhet mirëqenia e forcave të rendit nëpërmjet Ligjit të pagave.

Berisha ka folur edhe për gjendjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku ka kërkuar mospërfshirjen e saj në politikë.

“Kjo agjenci po ashtu do të duhej t’iu paralajmërojë juve si qeveri e neve si Kuvend dhe të mos ketë asnjë angazhim politik, për shkak se këtë agjenci e kemi themeluar me mundin më të madh”, ka thënë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të ruhet mirëqenia e qytetarëve në kohë krize, nëpërmjet tërheqjes së 30 për qind  të Trustit dhe sigurimit të rezervave shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mak Sh.P.K. me numër Unik Identifikues: 810748436 me seli në…