DeBisschop debuton si MVP

22 nëntor 2022 | 17:45

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 11-të në Prince Caffe Superligës.

Derbin e rivalëve të vjetër e ka fituar Sigal Prishtina, ku pas dy vazhdimeve mundi Trepçën. Qendra Broos DeBisschop debutoi te prishtinasit me dyshifror të dyfishtë me 24 pikë, 14 kërcime, ndërsa shtoi edhe dy asistime, duke pasur indeksin 30, apo më të lartin e kësaj xhiro nga skuadrat fituese.

Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Pejës, ku te kuqezinjtë u dallua Anthony Adger me 21 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, kurse te Peja më i miri ishte Jalen Tate me 35 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shënojë fitore.

Fitore jetik regjistroi Rahoveci ndaj Bashkimit, ku te Vreshtarët u dalluan Chris Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime dhe Jahi Carson me 21 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Top pesëshja

Brooks DeBisschop (Sigal Prishtina) 24 pikë, 14 kërcime, 2 asistime
Anthony Adger (Vëllaznimi) 21 pikë, 7 kërcime, 2 asistime
Jalen Tate (Peja) 35 pikë, 3 kërcime, 6 asistime
Chris Seeley (Rahoveci) 19 pikë, 8 kërcime, 5 asistime
Jahi Carson (Rahoveci) 21 pikë, 4 kërcime, 5 asistime

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku i shkarkoi të martën udhëheqësit e organizatës botërore…