Debutim dinjitoz për Rahovecin në garat evropiane

03 tetor 2019 | 00:45

KB Rahoveci ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë në garat evropiane. Vreshtarët kanë pësuar në shtëpi nga Cluj me rezultat 73:98 (14:22, 14:24, 19:33, 26:19).

Kjo ishte ndeshja e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, derisa kurse takimi i kthimit do të zhvillohet më 9 tetor në Rumani.

Vendësit kanë dhënë maksimumin në një atmosferë të jashtëzakonshme, ashtu siç dinë të krijojnë Vreshtarët, por sidoqoftë, përvoja e mysafirëve, por edhe fuqia e tyre, bëri që në fund të fitojnë 73:98. Pjesa e parë ishte shumë interesante, por mysafirët shkuan në epërsi me rezultat 28:46. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, derisa ajo e fundit i takoi me meritë Rahovecit 26:19.

Jure Gunjina realizoi 18 pikë për Rahovecin, kurse pikë dyshifrore shënuan edhe Christian Bradford 13, Arian Qallakaj 11 dhe Leverenzel Jamark Booth Jr 10. Donatas Tarolis me 20 pikë për mysafirët dhe Darko Planiniq me 19, ishin më të dalluarit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë në edicionin e…