Prishtina fiton ndaj Ponte Prizrenit

02 tetor 2019 | 23:48

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 100:76 (21:23, 33:16, 25:22, 21:15).

Çereku i parë ishte i barabartë, ku mysafirët e fituan 23:21, derisa më pas bardhekaltrit bënë dallimin në lojë, duke fituar tre çerekët e radhës, dhe për të triumfuar në fund 100:76.

Kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën, pasi në xhiron e parë u mposht nga Rahoveci, derisa humbja e dytë për Ponten, pas asaj ndaj Pejës.

Pikë dyshifore për Prishtinën shënuan Fahro Alihoxhiq 19, Divine Myles 18, Mikaile Tmusiq 15, Jonathan Wade 13 dhe Edmond Azemi me 13 pikë e 14 kërcime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re ka shpalosur programin dhe ka prezantuar…