Islam Pacolli në Gjilan: Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, objektiva të AKR-së

02 tetor 2019 | 23:43

Aleanca Kosova e Re ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët për deputet në qytetin e Gjilanit.

Islam Pacolli, kandidat për deputet nga koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, ka thënë se objektiv i subjektit të AKR-së në qeverisjen e ardhshme është zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit.

“Së bashku me presidentin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli dhe kandidatët e tjerë për deputetë, qëndruam në qytetin e Gjilanit me ç’rast shpalosëm idetë, vizionin dhe programin tonë! Vizioni ynë orientohet në forcimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, përmes të cilave do të arrihet tek një zhvillim i hovshëm në të gjitha sferat, në shtetin tonë! Në këto zgjedhje të cilat janë historike, janë një mundësi ideale për ndryshime rrënjësore. Prandaj, të dashur qytetarë, votën tuaj përcaktojeni në bazë të programit, vizionit dhe lidershipit të dëshmuar! AKR, posedon të gjitha këto elemente!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka fituar më vështirë se që pritej përballjen me…