Besa Ismaili-Ahmeti: Drejtësi për Arlindën, përgjegjësi për dhunuesit dhe institucionet që dështuan ta mbrojnë

26 tetor 2026 | 11:21

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar pas vrasjes mizore të Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si shprehje të rëndë të patriarkisë dhe dështimit institucional për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Në një postim në “Facebook”, Ismaili-Ahmeti ka shkruar se vrasja e Arlindës me sopatë pasqyron mentalitetin patriarkal, i cili, sipas saj, e trajton gruan si pronë dhe i mohon asaj të drejtat themelore, sigurinë dhe jetën.

Ajo ka theksuar se, në këtë rast, burri ushtroi dhunë, ndërsa kunati mori hak pse gruaja e tij foli, duke kritikuar ashpër pushtetin e burrave dhe të fisit mbi jetën e grave.

Ish-deputetja ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e burrave të familjes së gruas, të cilët, sipas saj, e konsiderojnë jetën e bijës dhe motrës si të deleguar te burrat e tjerë.

Ismaili-Ahmeti ka kërkuar që drejtësia për Arlindën të përfshijë jo vetëm të dyshuarit për dhunë dhe vrasje, por edhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin institucional në mbrojtjen e saj.

“DREJTËSI PËR ARLINDËN”, ka përfunduar reagimin e saj ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e…