Deçani ndan 100 mijë euro për ta ‘luftuar’ koronavirusin

26 mars 2020 | 11:47

Komuna e Deçanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës: ndarjen buxhetore për luftën ndaj koronavirusit.

Me vendim unanim Deçani ka ndarë 100 mijë euro për luftën ndaj pandemisë COVID 19.

“Sot kemi mbajtur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Deçanit, në të cilën kemi shqyrtuar pikën e vetme të rendit të ditës: situata me pandeminë COVID-19 dhe ndarja buxhetore për këtë situatë emergjente shëndetësore.

Në këtë seancë me vendim unanim kemi aprovuar ndarjen buxhetore në vlerë prej 100 000 eurosh, me përkrahjen e anëtarëve të kuvendit nga të gjitha subjektet politike. Kjo shumë e ndarë nga Kuvendi Komunal do të hyjë në funksion të menaxhimit të kësaj situate emergjente dhe do të kontribuojë në operimin e të gjithë aktorëve relevantë që janë në funksion” thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Superligës së Turqisë, Galatasaray kërkon të huazojë mesfushorin…