Deçani pjesë e projektit të USAID-it ‘Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse’

27 shkurt 2020 | 13:57

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim pune Jeton Canën, ekspert për qeverisje lokale dhe administratë publike në USAID, Afërdita Mekulin, drejtoreshë e projektit të USAID-it, dhe Agim Salihun, zëvendësdrejtor i projektit të USAID-it “Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM)” si dhe Cristina Davisin, drejtoreshë e Zyrës për demokraci dhe qeverisje në USAID.

Gjatë këtij takimi të përbashkët ata e kanë njoftuar kryetarin Ramosaj se aktiviteti i USAID-it “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë” përkrahë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik, si një mjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në nivel komunal. “Duke punuar ngushtë me partnerët komunalë dhe duke mbështetur lidhjet me qeverinë qendrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile, promovon ndryshimet lokale duke krijuar ndikim të qëndrueshëm. Për këtë qëllim objektivat dhe fushëveprimi i programit, ku objektivat kryesore të programit janë: zhvillimi, përsosja dhe aplikimi i modeleve për komuna transparente dhe llogaridhënëse, angazhimi i nivelit qendror në trajtimin e efektivitetit dhe transparencës komunale në kuadër të procesit të prokurimit dhe përmirësimi i monitorimit dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

Sipas këtij njoftimi, Ramosaj, duke falënderuar zyrtarët e projektit USAID-it që edhe komuna e Deçanit të jetë pjesë e këtij projekti, ka nënshkruar letërzotimin për të qenë partnere,  përkatësisht komunë në fokus në këtë projekt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu,…