Decentralizimi, dhurata e 17 marsit 2004

17 mars 2022 | 10:40

Shkruan: Besnik Tahiri

Trazirat e 17 marsit të vitit 2004 u shfrytezua nga qeveria e atëhershme e Serbisë si një moment nxitës për të shtyrë decentralizimin në Kosovë duke qenë kryesisht e interesuar për të krijuar sa më shumë komuna, në mënyrë që të krijojë korridore etnike territoriale dhe të sigurojë autonomi më të madhe për pakicën serbe.
Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, si njëra nga forcat kryesore nxitëse e decentralizimit, e perceptonte këtë politikë si një aspekt të rëndësishëm në reformimin e strategjisë së qeverisë dhe për akomodimin dhe sigurimin e mbrojtjes më të madhe e të prosperitetit të pakicave etnike.
Ndërsa Qeveria e Kosovës duke qenë plotësisht e përkushtuar për pavarësinë e Kosovës ishte e gatshme të bisedojë për çfardo modalitete rreth decentralizimit të qeverisjes, në mënyrë që t’i përmbushë interesat e pakicës serbe dhe për rrjedhoj të shpall pavarësinë.
Fatëkeqësisht, tash e 18 vjet, vendi po ballafaqohet me probleme dhe debate se a kemi vendosur drejt kur votuam një decentralizim që bazat e veta i ka në riorganizim teritorial dhe etnik.
Në fakt, decentralizimi u kthye si mjet themelor për t’i përmbushur dhe siguruar aspiratat e palëve (shqiptarëve dhe serbëve) për kontrollin e tyre politik, vetëqeverisës dhe territorial në Kosovë.
Sot, kur flasim për dialogun, Serbia vazhdon betejën e vet për ta dobësuar Kosovën, tani me statutin e Asociacionit!

(Autori është shef i Grupit Parlamentar të AAK-së)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadat Shkodra, Luan Statovci, Berat Nika, Salih Statovci, Hasan Maxharaj,…