Deco zgjedh Ronaldinhon para Messit dhe Ronaldos

21 nëntor 2018 | 14:32

Ish-futbollisti portugez, Deco, ka thënë se Ronaldinho është më i miri në histori. Në këtë mënyrë ish-lojtari i Barcelonës e ka vlerësuar bashkëlojtarin e dikurshëm më të mirë se Messin dhe Ronaldon.

“Nëse e shikojmë nga jashtë, është e qartë se Leo dhe Cristiano janë më të mrekullueshmit, veçanërisht pasi askush nuk mendonte se ata do ta mbanin për një kohë kaq të gjatë këto cilësi. Por për mua, Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri. Ne u takuam në Barcelonë dhe menjëherë krijuam një miqësi të fortë. Momentet që i përjetova me të nuk mund t’i krahasoj me asgjë tjetër, ishin magjike”, ka thënë Deco.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian njihet si një ndër femra më e famshme…