Kim Kardashian  tregon se a nevrikoset Kanye kur i sheh foto e saj topless

21 nëntor 2018 | 14:29

Kim Kardashian njihet si një ndër femra më e famshme në botë, dhe  që nuk e ka aspak problem të ekspozojë trupin nëpër fotografi.

Kim sa herë që poston foto nudo dhe veshje seksi, gjithmonë ndez rrjetit sociale.

Por a e keni menduar ndonjëherë që bashkëshorti i saj Kanye West mund të mërzitet apo nevrikoset me postimet e saj?

Ajo ka treguar gjatë një interviste për “The Ellen Show” se ka disa postime që Kanye mërzitet kur i sheh dhe zemërohet me të.

Por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u shpreh se ndonjëherë ato janë edhe për arsye përftimi dhe marketingu.

Kim gjithashtu shtoi se ka pasur edhe debate me Kanye e sidomos kur bëhej fjalë për fotot topless.

Gjithsesi me ato  që shohim në  Instagramin e Kim, duket se bashkëshorti i saj është treguar mjaft i mirë dhe nuk e ndalon në atë që për Kim është edhe një punë biznesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësueses së Kosovës në futboll i duhen dhe dy fitore…