“Dardanëve” i duhen vetëm dy fitore për të shkuar në Evropian

21 nëntor 14:19

Përfaqësueses së Kosovës në futboll i duhen dhe dy fitore për të shkuar në Evropian.

Liga e Kombeve mbylli siparin e saj të fazës së grupeve dhe u përcaktuan disa nga verdiktet kryesore. U mësuan skuadrat që siguruan ngjitjen një Ligë më sipër (nga D në C, nga C në B, nga B në A) dhe ato që ranë një ligë më poshtë (nga A në B, nga B në C dhe nga C në D). Fitueset e çdo grupi në çdo Ligë siguruan ngjitjen, ndërsa ato që e mbyllën në vendin e fundit ranë një Ligë më poshtë.

Liga e Kombeve është një shans i artë për skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në “Euro 2020” nga eliminatoret e ardhshme. Pra, Kosova ka një rrugë më të shkurtër për të shkuar në Evropian. Fillimisht do të luajë një gjysmëfinale me Maqedoninë në Shkup dhe nëse kalon do të luajë finalen e Ligës D me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 85 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të…