Deda thotë se tentimi për zhbërje të Speciales çon në zgjedhje në pranverë

27 dhjetor 2017 | 21:12

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga koalicioni qeverisës do të detyrojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në pranverë.

Në “Rubikon” të “KTV”-së, Deda ka thënë se tentimi i javës së shkuar për zhbërje të Speciales ishte tentim që rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe mund të kishte përmasa shkatërruese për vendin.

“Ka qenë një tentim që shumë mirë që dështoi. Shpresojmë që do të mbetet i dështuar. Ishte tentim që rrezikoi shtetësinë e Kosovës. Ishte e qartë se një vendim i tillë shkatërrues kishte me e kthyer Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përmes Rezolutës 1244 do të suspendohej një pjesë e pavarësisë e do të themelohej Tribunali për Kosovë, i cili do të kishte mandat më të gjerë se që ka Gjykata Speciale”, ka thënë Deda duke shtuar se me suspendim të pavarësisë, Kosova do të mbetej sërish vend i izoluar dhe i pabarabartë me të tjerët.

Sipas Dedës, kjo tentativë e ka bllokuar Kosovën dhe i ka mbështetur qytetarët për muri.

“Aventura politike e udhëheqësve të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli e kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka bllokuar Kosovën. Askush s’i beson më udhëheqësve të shtetit tonë. Besoj se si epilog do të ketë zgjedhje parlamentare në pranverë”, ka shtuar Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, është i mendimit se anëtarësimi…