Dedaj letër Konjufcës dhe Kurtit: Të shkarkohet Osmani dhe Gërvalla

29 mars 2022 | 21:58

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, u është drejtuar me një letër publike kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai në këtë letër ka kërkuar nga ta që ta shkarkojnë presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ndjehem shumë i zhgënjyer dhe i habitur nga fakti iritues i mosndërmarrjes së masave adekuate dhe mosushtrimit të përgjegjësive dhe autoritetit të juaj z.Kurti dhe z.Konjufca. Më e pakta që do të duhej të arsyetonit besimin qytetar dhe mbështetjen e elektoratit të Kosovës, do të ishte shkarkimi i presidentes Osmani dhe ministres së MPJD, Gërvalla Schwarz, të cilat tash e një vit në kundërshtim me Kushtetutën, detyrat dhe përgjegjësitë shtetërorë, janë duke bërë përçarje të skenës politike të Kosovës, duke shkarkuar dhe diskredituar liderë dhe autoritete kosovare, për interesa klanore dhe me metoda të shfrenuara nepotiste, kundër rivalëve politikë, ambasadorëve dhe diplomatëve, në mënyrë hakmarrëse dhe me metoda bolshevike!”, ka shkruar Dedaj.

Postimi i plotë i Dedajt në “Facebook” pa ndërhyrje:

Prishtine, 29 Mars 2022

Leter e hapur per kryeministrin, z.Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, z.Glauk Konjufca

Te shkarkohen presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gervalla!

Ndjehem shume i zhgenjyer dhe i habitur nga fakti iritues,i mos ndermarrjes se masave adekuate dhe mos ushtrimi i pergjegjesive dhe autoritetit te juaj z.Kurti dhe z.Konjufca.
Me e pakta qe do duhej te arsyetonit besimin qytetar dhe mbeshtetjen e elektoratit te Kosoves, do ishte shkarkimi i presidentes Osmani dhe ministres se MPJD, Gervalla Schwarz, te cilat tash e nje vit ne kundershtim me Kushtetuten,detyrat dhe pergjegjesite shtetrore, jane duke bere perçarje te skenes politike te Kosoves, duke shkarkuar dhe diskredituar lider dhe autoritete kosovare, per interesa klanore dhe me metoda te shfrenuara nepotiste, kunder rivalve politik,ambasadorve dhe diplomatve, ne menyre hakmarrese dhe me metoda bolshevike!
Osmani dhe Gervalla, ne duet po shkelin ne menyre flagrante te drejtat dhe lirite njerzore, parimin e barazise dhe te pavaresise institucionale, duke rrenuar biografite dhe kontributet historike te personaliteteve dhe familjeve te deshmorve dhe martirve te lirise, madje duke keqeperdorur besimin dhe voten e LVV, te fituar permes procesit zgjedhor te 14 shkurtit 2021!
Shkarkimet dhe rrenimet ne diplomaci, ne institucionet dhe agjensite e pavarura kosovare, jane tejet te demshme dhe rrezikojne stabilitetin dhe imazhin e nje shteti ligjor!
Partneriteti ekzistencial i Kosoves me SHBA, BE dhe NATO-n, nuk ruhet dhe nuk kultivohet me ndeshkime, shkarkime, anarki,rrenime dhe hakmarrje politike!
Per interesa te ngushta te nje “liste” non ekzistente, per qellime te afirmimit me çdo kusht te legjitimitetit te munguar politik dhe demokratik, ne menyre tinzare dhe te kunderligjshme, zonjat ne fjale, jane duke armiqesuar ambientin politik ne Kosove, per te notuar mbi interesat ekzistenciale te Republikes se Kosoves, duke e demtuar imazhin e shtetit dhe perspektiven euroatlantike!
Shkarkimi i duetit Osmani Gervalla, do te rihapte nje perspektive te re te unitetit politik te Kosoves, unitet i cili eshte imediat dhe vendimtar per agjenden europiane, demokracine dhe strategjine politike te Republikes se Kosoves, per njohje te reja dhe antaresimin e Kosoves ne Keshillin e Europes, agjenden e rrugetimit tone drejt NATO-s, BE,OKB dhe organizatave dhe institucioneve nderkombetare!
Keto aspirata kruciale dhe historike, asnje here dhe veshtire se mund te arrihen me perçarje, hakmarrje, shkarkime, diskreditime dhe shkelje te te drejtave dhe lirive etnike, fetare, politike dhe demokratike, te cilat jane bere perditeshmeri,trend dhe shqetesim ne shtetin tone!
Askush dhe asnjehere, per asgje dhe per asnje çmim, nuk mund te vihet mbi interesat e qytetarve, te shkele parimet e barazise dhe demokracise, e mbi te gjitha interesat e Republikes se Kosoves!
Ju falenderoj per mirekuptim!

Gjergj Dedaj, Ambasador
President Nderi i PLK-se
Ish nenkryetar i Internacionales Liberale, me seli ne Londer

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë mbrëmje deputetin e Partisë…