Dedaj mbledh në Shkup liderët institucionalë dhe partiakë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

24 mars 2019 | 16:33

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka organizuar një manifestim në Shkup, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Në këtë manifestim, në të cilin kanë marrë pjesë personalitete të larta të jetës institucionale nga Kosova dhe Maqedonia, Dedaj ka thënë se marrëveshja e Rambujesë i ka hapur rrugë intervenimit të NATO-s në vendin tonë

“20-vjetori i ndërhyrjes çlirimtare të Aleancës së NATO-s, kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi! Ky manifestim u mbajt po në të njëjtin hotel në Shkup, ku delegacioni i Kosovës fjetën një natë, në rrugëtim të kthimit nga Parisi, pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të Rambujesë, e cila i hapi rrugë ndërhyrjes së NATO-s dhe lirisë së Kosovës, të ngritur si feniksi, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! Të pranishëm: Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj e Bujar Osmani, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, ministra, deputetë, ambasadorë dhe autoritete nga Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 11 people, people smiling, people sitting and crowdImage may contain: 18 people, people sittingImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 7 people, people standing

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 20-vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi…