Ambasadori Dedaj kërkon mbështetjen e Austrisë dhe Polonisë për Kosovën

11 mars 2019 | 12:11

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka pritur në takime të ndara homologen e tij nga Austria dhe homologun nga Polonia, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

Dedaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se nga mysafirët ka kërkuar që ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj evropiane.

“Misioni dhe tradita për Kosovën evropiane vazhdon…! Kisha nderin të takoj ndaras, ambasadoren e Austrisë, zonjën Renate Kobler, si dhe ambasadorin e Polonisë, Sh.T. Wojciecha Tycinskiego, të cilët i informova për zhvillimet në Kosovë, si dhe kërkova mbështetjen e vendeve të tyre për paqen, stabilitetin dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe rajonit!”, ka shkruar Dedaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja amerikane Serena Williams është tërhequr sot nga turneu Masters…