Dedaj takohet me Arqipeshkvin Tiranë-Durrës, George Frendo

09 qershor 2021 | 13:13

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolitan Tiranë-Durrës.

Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se barazia, respektimi, harmonia etnike dhe ajo fetare janë parakusht për perspektiven evropiane dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Me Monsinjor Frendo, biseduam për zhvillimet në Kosovë, për pozitën e komuniteteve pakicë në Kosovë, duke ritheksuar se barazia, harmonia, respektimi i të drejtave etnike dhe fetare, konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, janë parakushte për perspektiven evropiane dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës. Arqipeshkvi Metroplitan Frendo dëgjoi me vëmendje paraqitjen dhe shqetësimet e mia dhe në fund të takimit me dhuroi një vepër të tij ‘Bisedoj me miqtë e mi’”, ka shkruar Dedaj.

May be an image of 3 people and people standing

May be an image of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka thënë se e zëvendësoi…