Dedaj takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, flasin për integrimet evropiane

22 tetor 2019 | 11:43

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për procesin e integrimeve euroatlantike.

“Në cilësinë e ambasadorit te Republikës së Kosovës, sot kisha nderin të takoj kryekuvendarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Shpreha mbështetjen e pa rezervë të Kosovës për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, duke mos u zhgënjyer me vendimin e padrejtë të BE për shtyrjen e marrjes së datës për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë por edhe të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, si pjesë e Evropës”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej kohësh i kritikuar dhe tashmë jo më titullar te…