Dedaj takon zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, pajtohen për bashkëpunim

19 nëntor 2018 | 15:20

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani,  me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në të dy shtetet dhe perspektive e tyre euroatlantike.

“Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Bujar Osmani, në takimin e parë njohës me mua si ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup, me njoftoj me zhvillimet politike dhe aspiratat e Republikës së Maqedonisë, drejt perspektives evropiane dhe integrimeve euroatlantike! Kosova dhe Maqedonia si dy vende mike, duhet të thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin, jo vetëm politik e institucional, por edhe atë ekonomik, arsimorë, shëndetësorë, kulturo-sportiv dhe në të gjitha fushat tjera!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Zevendeskryeministri per Çeshtje Europiane, i Republikes se Maqedonise,z.Bujar Osmani ne takimin e parè njohes me mua si…

Gepostet von Gjergj Dedaj am Montag, 19. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekolteja e saj shpërthyese, e zbuluar thuajse çdo ditë në…