Dedaj: Zvicra, vend mik i një rëndësie historike për Kosovën

02 maj 2018 | 15:32

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka pritur në takim presidentin e republikës dhe Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Zvicra, një vend mik, i një rëndësie historike për Kosovën! Eric Leyvraz, president i republikës dhe Kantonit të Gjenevës, i shoqëruar nga veprimtari Tahir Shabani, vizituan zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Gjergj Dedaj. Prioritet i yni mbetet thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Zvicrës dhe Kosovës!”, ka shkuar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Radiotelevizioni i Kosovës (RTK)…