RTK-së i ndahen tetë hektarë tokë për ndërtimin e objektit të ri

02 maj 2018 | 15:16

Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) kanë lidhur një marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e ndërtesës për nevojat e transmetuesit publik.

Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit kapital të kësaj ndërtese, në sipërfaqe prej 8 hektarësh, që shtrihet në zonën “Prishtina e re”.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala.

Sipas kësaj marrëveshje MAP-i obligohet të sigurojë lokacionin në të cilin do të ndërtohet ndërtesa bazuar në vendimin e komunës së Prishtinës nr. 046-94060 të datës 04.05.2015, bazuar në kontratën e datës 11.02.2016 të lidhur ndërmjet MAP-it dhe komunës së Prishtinës, të hartojë planin urbanistik, të afrojë edhe dokumentacionin tjetër përkatës dhe ta ndihmojë RTK-në gjatë realizimit të projektit.

Ndërsa RTK-ja obligohet ta financojë hartimin e projektit dhe të ndërtesës në harmoni me planin urbanistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativë të deputetit të Grupit të Pavarur të deputetëve…