Dega e PDK-së në Skenderaj vazhdon shpërndarjen e ndihmave në fshatrat e kësaj komune

12 prill 2020 | 15:25

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se kjo degë edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt.

Ai ka thënë se aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Leqinë Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës së Skenderajt.

“Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion për të ju gjendur afër qytetarëve që kanë nevojë. Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi. Ditëve të ardhshme këto familje do të përfitojnë edhe miell”, ka shkuar Lushtaku në llogarinë  e vet në “Facebook”.

Për këtë veprim, dje kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e kishte kritikuar ashpër Sami Lushtakut. Ndërsa Lushtaku e kishte quajtur Jasharin përçarës të madh.

Image may contain: foodImage may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, phone and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia raporton një rritje të ndjeshme të rasteve te reja…