Dëgjo

02 shtator 2020 | 11:19

Nuk janë vetëm vitet që e mplakun njeriun.
Labirinthet e jetës tè vëjnë në kryqëzim rrugësh – i tha zogut në dritare, zonja e vetmuar.

Në fytyrën e tharë të saj, kishte vendosur duart e mpira të veshura me një anemie të zverdheme.
Ndërsa vragët e shpirtit që flisnin i mbyllte prapa kangjelave të derës së hekurt.

Ajo i kishte ca rrudhime mbi ballë, të cilat kishin thelluar në gropëzat e syve të venitur, duke cenuar bukurinë e shkrirë fytyrës së saj.

Kam njē histori vuajtjejesh, hallesh, dhimbjesh dhe një mall të strukur në gji. S’i se kuptojë askush dhimbjen time të gdhendur nëpër faqe gurësh të shënuar me brazda vijash të thelluara?.. Po jetën time të ndèrtuar mbi udhët e këputura lotësh.?..

Me një lëvizje qerpiku, pa dashje zogu u tremb nga dritarja e veshur dhimbje.

Rrëfimi i rrahjeve të zemrës së thyer, u tretë vetmisë së përmallshme të kësaj nate të vrarë pa zë njeriu.

02.09.2020
Valbona R.Hadri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jakup KRASNIQI Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti…