Çka fshihet prapa kërkesës greke për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare?

02 shtator 2020 | 11:18

Nga Jakup KRASNIQI

Siç informuan mediet në gjuhën shqipe, eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis, ka ngritur në Komisionin Evropian çështjen e ndryshimit të teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare, me qëllim që as në Shqipëri të mos figurojë asgjë lidhur me Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

Dihet fare se në të gjitha periudhat e krimit të gjenocidit, ata që kanë kryer krim të shëmtuar vënë në përdorim të gjitha strategjitë e mundshme për ta fshehur gjenocidin e kryer kundër një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tillë. Prandaj, krahas heshtjes së plotë në planin e brendshëm, përfaqësuesit e shtetit grek, dhe të institucioneve të saja politike, përpiqen të imponojnë interpretimin e tyre edhe jashtë kufijve të shtetit të tyre. Madje, një gjë të tillë përpiqen ta paraqesin si qëndrim të institucioneve të BE-së se gjoja “kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”.

Në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe me Statutin e Romës, vrasja, dhuna seksuale dhe dëbimi masiv i shqiptarëve në Çamëri që kishte për qëllim të shkatërronte shqiptarët si të tillë që jetonin në trojet e tyre është gjenocid që ka kryer shteti grek.

Jo fshehja e krimit të gjenocidit, por njohja e të vërtetës së plotë për gjenocidin në Çamëri dhe riparimi i atyre dëmeve që mund të riparohen do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë dhe grekë të mos keqinformohen.

Për këtë arsye, Greqia duhet të ndryshojë teksteve e librave të gjeografisë dhe të historisë lidhur me çështjen Çame!

Reagim

Një orë pasi publikova në faqen time të fejsbukut shkrimin tim të titulluar “Çka fshihet prapa kërkesës greke për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë shqiptare?”, pronari i shtëpisë botuese “Fan Noli”, z. Rexhep Hida, publikoi në faqen e vet një reagim një reagim me të njëjtin titull. Fillimisht mendova se z. Hida ka shpërndarë shkrimin tim, siç kishin bërë një numër i konsiderueshëm i miqve të mi, por fatkeqësisht doli diçka tjetër.

Për habinë time të madhe, z. Hida i kishte shtuar disa fjali shkrimit tim dhe e kishte publikuar si të ishte shkrim i tij, pa futur në thonjëza tekstin e shkrimit tim dhe pa përmendur fare emrin tim! Jam autor i 16 veprave që lidhen me fushën e historisë dhe të politikës, dhe për herë të parë konstatoj një qasje të tillë ndaj shkrimeve të mija. Sinqerisht nuk e kam pritur një gjë të tillë nga një udhëheqës i një shtëpie botuese.

Kërkoj nga z. Rexhep Hida të respektojë kriteret e publikimeve dhe kur citon mendimet e dikujt, referencat duhet të jenë të sakta. Në të kundërtën i vjen era plagjiaturë!

No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk kemi pse të çuditemi më, pasi shumë të…