Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

05 nëntor 2025 | 11:49

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit i cili ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Dubravës, ka thënë se mos zbardhja e këtij rasti edhe 9 vite pas, tregon për një sistem jofunksional të drejtësisë.

Ai në një deklarim për media pas homazheve që janë bërë ka thënë se mos zbardhja e rastit më shumë po duket e qëllimshme.

“Sot është përvjetori i 9- të i rënies së Astritit në burgun e Prizrenit dhe ky rast ende nuk ka gjetur zgjidhjen. Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë dhe ky jo funksionalitet më shumë duket të jetë i qëllimshëm se sa i pa qëllimshëm. Ne si familje dhe gjithë pjesëmarrësve që janë këtu, kërkoj që ky rast ta gjejë zgjidhje,sepse flet për një njollë të keqe për drejtësinë”, ka thënë Dehari.

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka thënë se ka ardhur koha që  Sylë Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi ta thotë të vërtetën.

“Astriti politikisht u mbyll, u vra në burgun e Prizrenit. Sylë Hoxha, Nexhmi Krasniqi të dalin ta thonë të vërtetën se çfarë kanë pa në Astritin”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…