‘Dekada e Re e zhvillimit ndodh kur PDK-ja do udhëheq me Qeverinë’

21 shtator 2019 | 20:31

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Ai pas takimit me qytetarë të Kaçanikut, ka thënë se vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë.

“Edhe qytetarët e Kaçanikut po e presin Dekadën e Re të zhvillimit, e cila do të ndodhë kur PDK-ja të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
Më shumë zhvillim, me shumë siguri, më shumë perspektivë, barazi, mirëqenie e përkujdesje. Këtë e presin qytetarët nga ne dhe vetëm PDK-ja është shpresë për të gjithë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkodra “Boxing Night” duhej të ishte një festë pasditen e…