Në Shkodër, boksieri bullgar humb jetën në ring

21 shtator 2019 | 20:29

Shkodra “Boxing Night” duhej të ishte një festë pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Ndeshjet janë ndërprerë për shkak të një incidenti të rëndë që ka ndodhur gjatë njërës prej sfidave që po zhvilloheshin në ring.

Kur do zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes ndërmjes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit pas goditjeve të marra ka rënë pa ndjenja në tapet.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Shkodrës, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka …