Deklarata e Challandesit për miqësoren ndaj Danimarkës

20 mars 2019 | 17:33

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes në konferencën e fundit para ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës, ka thënë se nëse arrihet fitorja ose barazimi do të ishte e shkëlqyeshme për Kosovës, kurse edhe nga humbja do mësohet diçka e re.

“Dikush do të mendojë se nuk është ndoshta e udhës që të luajmë kundër një skuadre kaq të fortë para ndeshjes me Bullgarinë, sepse mendojnë se janë shumë të fortë për neve. Por, dua të them që duhet të shfrytëzojmë rastin. Ne ndoshta nuk do të kemi mundësinë të mbajmë topin shumë, ndoshta kemi mundësi edhe të humbim por, gjithsesi edhe kjo do të na ndihmojë neve që të zhvillohem. Nëse fitojmë ose barazojmë është shkëlqyeshëm, nëse humbim, mësojmë diçka të re”, ka thënë Challandes.

Miqësorja Kosovë – Danimarkë, zhvillohet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjafton një kostum i kuq për të ekzaltuar fizikun e…