‘Deklarata e Hillit se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova duhet të na bëjë të mendojmë e jo të kërcejmë si pleshta’

20 mars 2024 | 13:44

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Ai ka vlerësuar se ky konstatim i diplomatit amerikan duhet të bëj Kosovën të mendoj.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se nga kjo deklaratë e Hillit nuk duhet të kërcehet si pleshtat.

“Deklarata e ambasadorit Hill se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova, duhet të na bëjë të mendojmë e jo të kërcejmë si pleshtat. Hilli është gjigant i diplomacisë amerikane, ai e njeh rajonin tonë më mirë se kushdo tjetër në ShBA. Ai është politikëbërës, jo thjesht ambasador. Mesazhet e fundit nga SHBA janë të njëjta: qeveria e Kosovës nuk është partner i besueshëm amerikan. Faktikisht është antiamerikane. Kush kupton, kupton. Kush nuk kupton, e kupton më vonë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka fituar një mandat tjetër…