Deklarata e Jupp Heynckes për ndeshjen ndaj Realit

01 maj 2018 | 11:31

Trajneri Jupp Heynckes është optimist se skuadra e Bayern Munchen mund të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, ani pse në ndeshjen e parë në Gjermani pësoi humbje 1-2.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale. Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efiçienca, që na mungoi në takimin e parë”, ka deklaruar Heynckes.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar se synimin…