Deklarata e Rexhep Avdullahut

09 nëntor 2018 | 10:53

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /17/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

 U prezantue Rexhep Abdullahu, nga Kabashi i mbiqujtun “Tomorr” i cili deklaroi e tha:“Mua me ka ngjit këtë emën Tahir Deda, unë kam qenë sekretari i komunës në Lubizhdë. Tahir dedën e njohi qysh nga muaji kallnuer i vitit 1944 tuj kenë unë sekretar i komunës Lubizhdë kam pas punë me këshillin e rrethit të Prizrenit. Unë skam punue asgja, as nuk kam organizue ato 5 vet që shënohen në procesverbalin e hetuesisë. Unë me Tahirin jam takue për heren e fundit dy muaj e gjysmë para burgimit, i cili me foli  atëherë: neve skemi të drejta e qi kam thanë unë se nuk asht ashtu. Unë kam ardhë javë për javë në Prizrenmbasi ishna anëtar i partisë komuniste qysh prej muajit fruer ose mars 1945. Me Tahirin kam pas bisedue para se me hy në P.K. Për Ymer Devetakun kam ndigjue si nji katundar trim. Nebi Sahiti asht prej Kabashi dhe skam pas kurrëfar lidhje me te.. Për Shaban Polluzhën, Smail Goranin, Ibrahim Lutfiun kam ndegjue. Pseudonimin “Unë” ka qenë i Tahir Dedës. Nuk asht e vertet qe unë skam lejue të arrestohet Nebi Sahiti. Në muajin nënduer jam takue me Tahir Dedën. Kam thanë se Nebi Sahiti ka mbajt postën e Tahir Dedës. Që e kamë deklarue se Nebiu asht shoku i im, kam deklarue kot.

Me Tahir Dedën jam takue 4-5 herë. Të katërten herë më tha: “na mungojn të drejtat” atëherë ka qenë muaji fruer, unë i thash se e kemi dhe jemi da; biseda tjera nuk kam ba. Abdyl Rexhepi e kam të njoftun prej 1912 në Suharekë mbasi ka qenë nëpunës në Financë, por skam ba me te asnjë bisedë. Për Xhemë Gostivarin kam ndigjue porse çfarë njeri ka qenç këte nuk e di.

Kryetari: A ke punue dishka në organizatën e KND.

I pandehuri: Po, Punue skam por e kam ditë punën e Tahir Dedës që do të bante kështu. Deklaroi njilash se ato qi i kam deklarue në procesverbalin e hetuesisë janë të vërteta, deri në këtë moment kam kenë i hutuam dhe kërkoi të bahet gjykimi i fsheht.

Prokurori: Shoku kryetar, propozoi që të bahet gjykimi i msheft.

VENDIMI:

Simbas kërkesës  të Prokurorit  publik si dhe të pandehurit Rexhep Abdullahit, mbi vazhdimin e gjykimit me dyer të mbylluna pëlqehet dhe vendoset që të përjashtohet publiku nga salla e gjyqit.

Nga salla e gjyqit u larguen ndijuesit dhe publiku dhe gjykimi vazhdime dyert e mbylluna.

Deklarata e Ruzhdi Kabashit:

U prezentue i pandehuni Ruzhdi Kabashi, nxanës nga Prizreni i cili deklaroi e tha. Mua me ka dergua nji letër Sali Zhuri të cilin e njohi pasi e kam pas shok shkolle, ai asht anëtar i ballit kombëtar dhe ka qenë nji nga shtyllat ma të forta të organizatës balliste. Saliu qysh prej fillimit të lirimit të Kosmetit asht në arrati. Përmbajtja e letrës ka qenë: Ti Ruzhdi ke qenë kundra nesh por besoi se sot do të jesh me ne. Këtë letër e ka dergje me Sallaudin Hivzin, kuriri erdhi me marr pergjegjen e letrës por unë nuk i dhash. Sallaudini me shpjegoi se Muharrem Bajraktaeri ka shkue në Bari për me rregullue çështjen e Kosovës. Unë e disha se ska gja prej kësaj pune. Vetem Eshref Shefqeti me ka vet se a di me punue me radiostacion, unë i thash se di por mungojn disa vegla, radion nuk e kam rregullue Shefqeti me tha: “a je i zoti të punojsh me nji radio stacion. Ma vonë me kanë vet prej organizatës së Prizrenit, po unë iu thash se nuk di. Unë skam pranue me rregullue kete radiostacion skam dijeni se ku e kanë gjetë radion. Për Luzë Ndrecin qe ka shkue në mal kam marr vesh Sallaudinit. Unë në shkollë kam qenë me antifashistat dhe jo me ballistat. Nji muaj ditë para burgimit tim Eshref Shefqeti  me veti për radio telegrafistin. Për bisedat me Shefqetin dhe për letrat e Sali Zhurit nuk i kam tregue kërkuat.

Deklarata e Kadri Ramadanit:

U prezentue Kadri Ramadani-Topalli, punëtor nga Prizreni, i cili deklaroi e tha: Sefedini nji ditë më thirri me shkue në vreshtë, kur shkuem në vresht e pash se ata ishin njerëz të malit e njofta Njazi Ali Shalën, kapiten Rizën edhe shumë tjerë që ishin me këta. Atje ka qenë edhe Fluku. Mue me ka fut në këtë organizatë vetë Sefa. Prej Prizrenit në mal kam shkue dy herë. Njiherë kam hik në mal, por ata të malit me thanë se sje për neve, unë pastaj u ktheva në sheher dhe u arrestova, kështu që ndejta vetëm nji ditë në mal. Herën tjetër kam shkue në mal kështu, mbasi kam kenë në nji dyqan ku më asht thanë se duhet me que nji vajzë, kete gja ma tha e zonja e kapiten Rizës dhe me premtoi nji napolon e gjysmë për këtë sherbim. Këtë punë e pranova  mbasi ishna fukara. Unë nuk  edi  se kush ishte kjo vajzë. Ma vonë e mora vesh prej ata të malit se kjo qenka drazhiste Mila Bilibajkiq. Emnin Kamber e kam ndigjue vetëm atë ditë që ishna në mal, nuk kam que në mal as municion, as bomba as gjana tjera. Në konferencën që asht mbajt në shtëpin e Palaqos skam hy ose kur hyna ata u shpërndan. Unë Riza kapitein e njofta që ishte në konferencë. Riza Kapiteni nuk ka qenë i veshun si hoxhë në këtë shtepi. Nuk e di se kush asht kurim i Riza kapitenit. Laura më tha në burgun e Prizrenit: “Mos e poho se e ke të njohtun mue” Sefa me dha nji pushkë me e que në shtëpin e tij e qi u ba  6-7 ditë para burgimit tim. Kjo pushkë asht gjetë ma vonë prej OZN-es. Sali Zhurin e pashë atë ditë në mal. Motren e tij Nesiben së bashku me Laura Shmanin kam shoqënue prej malit në Prizren. Mila Bilibajkiqin e qova  vetem për me marr qiran. Unë kam shkue prej Terzi mëhallës me thirrë Abdullah Hamzën për shtepin e Sefës ku u ba atë natë konferenca.

Deklarata e Abdullah Hajrullahut-Abushit:

U prezentue i pandehuni Abdullah Hajrullahi-Abushi me profesion furrtar nga Prizreni, i cili deklaroi e tha: Nji muaj ditë para burgimit tim kam fillue me punue me kete komitet mue me kanë shti në këtë punë Sefedini dhe Sulejman Mallta, tue me thanë me shkue deri në vendin e quajtun Leon ku janë vneshtat. Unë shkova  me Sefedinin në ora 12 ku kam ndigjue prej Sali Zhurit qi foli: Neve kemi marr 5 barrë bukë dhe 15 palë opinga, kurse juve  po shkruan në këtë letër se po  qoni 20 barrë drithë e 35 opanga.

Këto fjalë i drejtoi Sali Zhuri këtyre të organizatës dhe u kapen me fjalë. Salija dhe shokët e tij kërkofshin ndihma prej komitetit, kurse këta thoshin se nuk kanë. Unë jam vonue me këto në mal nja nji gjysmë sahati. Sylejman Mallta me thoshte se do të bashkohemi me Shqipni, dhe me u marr vesht me “partizanët e malit”, këto fjalë mi tha në dyqanin e vet. Heren e dytë kanë qenë Abdullah Hamza, Sylejman Mallta dhe Xhemil Fluku, i cili ka qenë kryetar i organizatës, kurse unë kam qenë ndihmës i Sylejmanit d.m.th. ndihmës i intendentit ose arkëtar. Mbledhja asht ba në shtëpin e Abdullah Hamzës Naxhi Ali Hasani asht i biri i Ali Hoxhës. Sejfedini ka qenë sekretari i komitetit Ija Shehi me Rasim Sadikun kanë qenë me ne. Xhemili tha “Unë kam me ba lidhje me komunat dhe me rrethet tjera dhe tue na thanë se aty ka lidhjet”, ka kurorat. Rasimin e kanë ba për propagandë, ai e kishte për detyrë me trubullue, me ba parti në popull për interesin e atyne në mal. Xhemili urdhënpnte nëpër mbledhjet e organizatës tonë. Shaban Gjakova ka qenë milic dhe kurim i komitetit. Në shtëpin e Abdullah Hamzës kemi ba betimin ku kemi qenë prezent 5 vet. Sulejman Mallta u frigue prej Sinan Hazërit i cili e kishte vëllaun oficer në armatën e Jugosllavisë e ky betim ka pas për qëllim që mos me tregue fjalët që u folën në këtë shtëpi popullit jashtë.

Deklarata e Abdullah Hamza-Palaqo:

U prezantue i pandehuni Abdullah Hamza-Palaqo, me profesion kafexhi, i cili deklaroi e tha:Mue në organizat me ka shti Sefa, mbasi me thirren me shkue në vresht per me u takue me Njazi Alishanin, i cili atë ditë kishte për të ardhur në nji vend afër Leonit.  Njazi Alishani ka kerkue drithë prej nesh. Me Sylejman Malltën kam qenë atë natë në kafe. Në mal kam qenë me të arratisunit vetëm 5 minuta dhe u largova menjëherë. Sylejman Mallta e ka thirr Abushin, Sinan Hazërin, Rasim Sadikun, Xhemil Flukun me ardhë në shtëpin time për me ba konferencën.  Konferenca është mbajt në shtëpin time, gjatë konferencës unë kam ndejt afër portës së oborrit ku kam ba roje tue hy herë mbas herës në dhomë ku u bante biseda. Sulejmani mbas konferencës me tha se e kan zgjedhë për kryetar Xhemil Flukun. Unë nuk di asgja që të ketë caktua mue dikush si nënkryetar i organizatës të këtij komiteti në Jeni mëhallë, as qi s’kam qenë kryetar. Betimin e kemi ba të gjithë dhe unë bashk me këta, prej meje kanë kërkue që të mbledhi drithë për ata të malit për grupin e  Njazi Alishanit. Sekretari komitetit ka kenë Sefedini. Unë nuk e di qi Prizreni ka que ndonji ndihmë për ballista. Në Leon kam shkue vetëm për me u takue me Njazi Alishanin.

Deklarata e Xhemil Flukut:

U prezentue i pandehuni Xhemil Fluku, i mbiqujtun “Komona” nga Prizreni, i cili deklaroi e tha: Quhem “Komona” qysh 35 ditë para burgimit, mbasi ka propozue kapiten Riza Alija, por asnjëherë skam muejt me kuptua randesin e këtij pseudonimi. Sulejman Mallta asht quejt “Gjymert”, i cili  ka qenë së bashku me ne në vendin e qujtun Renime, ku jam takue me kapiten Rizën, Sali Zhurin, me disa kurora e me shumë të tjerë. Ali Riza me tha se me kishte thirrë mua që ta ndermjetësojsha pranë Xhavit Nimanit për me u marr vesh. Unë e dij se kjo organizatë e jona asht qujt  komitet dhe që jam  kenë unë kryetar i kësaj. Hysen Rexhepi asht nga Kabashi, por unë nuk e njomi. Shaban Gjakova  na ka propozue Hysenin që duhet të na sherbej si lidhje  d.m.th. kurim Shabani  ka prue nj letër  prej katundit Kabash të cilën e hapa  unë por  nuk e këndova mbasi ishte e shkruese  në gjuhën shqipe, të cilën gjuhë unë nuk e di. Unë ma vonë e mora vesh në mal se katundi Kabash ka kerkue me pas lidhjen me Prizrenin. Prej Rahovecit  kanë ardhë dy njerëz me Sulejman Malltën i cili më tha se e me keta të Rahovecit paskan formue  nji komitet siç  kemi formue  na në Prizren. Ali Rizës i kam shkrue nj letër ku kam shpjegue se nuk mujta me u marr vesht. Kapiten Riza  me tha  se duhet me gjetë lidhjen  diqysh me Muharrem Bajraktarin. Mustafiq Hajrullah me dha nj letër prej Mustafë Dërgutit prej Rahoveci, i cili gjindet në mal.. Kapiten Riza më tha  se gjinden drazhistat në mal dhe prandej duhet të merremi vesht me partizan. Kryetari i komitetit deri në fund  kam qenë unë, tri herë kam qenë në mal dhe jam takue me Riza kapitenin, kam thirr Fehim Ibrahimin per me e shti në komitet, por ky me tha se: mos ma hap kete muhabet. Shaban Gjakova me tha se atje në Kabash ka nji ish N. Prefekt, nji ish sekretar, dy ish oficer shqiptar dhe nji oficer gjerman. Për veprimet tona anëtarët e komitetit të Prizrenit nuk me kanë dhanë llogari dhe prandaj nuk e di a e kanë que ndonji ndihmë atyne në mal a po jo.  Betimin e kemi ba në shtëpin e Palaqos. Nj letër prej Mustafë Dergutit e kam marrë, Meto Ceniqi, Mustafiq Hajrullahu të dy nga Rahoveci kanë ardhë te unë me anën e Sulejman Malltës. Metoa me pruni nj letër të Mustafa Dergutit, e cila ishte e shkruese në gjuhën serbishte. Në letëren tonë kemi shkrue se komiteti asht formue ktu në Prizren dhe se duhet të formojnë edhe ata. Ata të malit na thanë atë ditë kur u takuem se kanë marrë mangu sende që i kemi dergje ne. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 34-vjeçare në SHBA adhuron jashtëzakonisht shumë vajzën e presidentit…